Pandemia ndryshoi botën, si ndikoi në marrëdhënien e jetës dhe punës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pandemia ndryshoi botën, si ndikoi në marrëdhënien e jetës dhe punës

Është një domosdoshmëri absolute, tani që gradualisht po rikthemi në normalitet dhe në zyra për të treguar se ekzistojmë, jetojmë dhe marrim frymë për shumë arsye të tjera sesa thjesht për të punuar.

Qasja konvencionale për të punuar, java me 40 orë punë dhe ambicia për tu ri-ngritur në pozicion na kanë bërë më të pakënaqur, më të rraskapitur edhe para se të fillonte pandemia. Tani, pas shumë muajsh aventure, duket se ka ardhur koha që punonjësit të kërkojnë gjëra më krijuese, kryesisht duke ripërcaktuar mënyrën në të cilën puna është pjesë e mirëqenies sonë.

Puna nuk është vetëm një mjet jetese. Ajo na ofron, përveç të ardhurave, një ndjenjë dinjiteti, të drejtën për të marrë pjesë në shoqëri dhe për të shijuar privilegjet që rrjedhin prej saj. Me punë ne vërtetojmë etikën tonë, dhe në të kërkojmë një kuptim dhe qëllim. Drejtuesit politikë, fetarë dhe të bizneseve kanë promovuar këtë vizion për shekuj me radhë, raporton abcnews.al

Shpesh,  ne me anë të punës nuk i arrijmë këto ideale. Prandaj, është e domosdoshme të krijohet një vizion i ri, më i plotë, i cili do të rrjedhë nga një supozim i arsyeshëm: që ne të gjithë të kemi dinjitet, pavarësisht nëse punojmë apo jo.

Advertisement

Puna ose mungesa e saj nuk përcakton vlerën tonë njerëzore. Kjo pikëpamje është e thjeshtë, por edhe radikale. Puna  justifikon  të ardhurat minimale  për të gjithë, si dhe të drejtën universale për strehim dhe kujdes shëndetësor.

Në fillim të pandemisë, ne treguam virtyte që duhet t’i përfshijmë në vizionin tonë për të ardhmen. Për arsye shëndetësore ne jemi të detyruar të vendosim  kufizime në punë dhe në të njëjtën kohë të kujdesemi për ata që kanë humbur punën për shkak të rrethanave, raporton abcnews.al

Ne kemi treguar se mirëqenia njerëzore është më e vlefshme se produktiviteti. Ne u solidarizuam me ata përreth nesh, por edhe me mjekët dhe infermierët që luftuan në vijën e parë të frontit.

Kufizuam vizitat në dyqane ushqimore dhe punuam për të niveluar kurbën e pandemisë. Kur të mbarojë pandemia ne duhet t’i vëmë përsëri në zbatim të gjitha këto virtyte.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy