Pandemia po përdoret si një armë politike

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pandemia po përdoret si një armë politike

Nga Frida Ghitis, CNN

Çdo vend ka skeptikët e tij ndaj Covid-19, kundërshtarët e vaksinave dhe mbajtjes së maskave. Shtetet e Bashkuara nuk janë i vetmi vend ku disa njerëz kanë frikë nga vaksinat, që janë zemëruar nga kufizimet e vendosura për shkak të pandemisë, që janë të hapur ndaj teorive më të çartura të komplotit, dhe që janë shumë mosbesues ndaj ekspertëve.

Por ka një arsye kryesore pse vendi më i pasur në botë, shtëpia e shumë ekspertëve më të njohur të shëndetit publik, është epiqendra e nxehtë e një pandemie që thjesht nuk ka ndërmend të tërhiqet. SHBA është një nga vendet kryesore ku njerëzit që shprehen kundër masave të arsyeshme kundër pandemisë, mbajnë pozita të larta me pushtet. Ata kanë mundësi të hartojnë dhe miratojnë politika, të ndikojnë mbi segmente të mëdha të popullsisë, dhe ta përdorin pandeminë si një armë për përfitimet e tyre politike

(Në Brazil, një vend tjetër ku ka ndodhur kjo gjë, presidenti Jair Bolsonaro, i njohur si “Trumpi i Tropikëve”, po përballet me hetime për mashtrimet e tij mbi pandeminë, dhe pasojat e tyre katastrofike).

Advertisement

Disa zyrtarë në Partinë Republikane këtu në SHBA, e kanë shndërruar krizën e koronavirusit në një mjet të cilin ata shpresojnë se do t’u japë jo pak përfitime politike. Ndërsa presidenti Joe Biden po përpiqet të ngadalësojë marshimin vdekjeprurës të virusit, nuk është e vështirë të kuptohet se çfarë fshihet pas përpjekjeve të vazhdueshme të kundërshtarëve të tij për t’i sabotuar planet e Shtëpisë së Bardhë.

Është një lojë cinike që përmban një mizori të papërshkrueshme me fjalë. Nëse Biden nuk arrin që ta frenojë pandeminë, shpresa e republikanëve është se mund ta përdorin këtë dështim për të rifituar kontrollin e Kongresit në zgjedhjet e mesit të mandatit të vjeshtës së vitit 2022, duke i hapur kësisoj rrugën zgjedhjes së një presidenti republikan në vitin 2024.

Kur Biden prezantoi planin e tij prej 6 pikash kundër pandemisë që po përhapet ende me ritme të larta, dhe që përfshin vaksinimin e detyruar, televizioni Fox News e kritikoi atë si një akt “autoritarist”, dhe zyrtarët republikanë u zotuan ta denoncojnë atë në gjykata.

Ishte një betejë tjetër në fushatën e tyre për të mposhtur Joe Biden, duke nënvlerësuar përpjekjet e Amerikës për të garantuar shëndetin publik të qytetarëve. Dëshmitë e kësaj strategjie ishin më se të dukshme në Konferencën e Veprimit Politik Konservator të mbajtur në muajin korrik, kur turmat brohoritën plot entuziazëm pasi një nga oratorët tha se qeveria amerikane nuk arriti t`ibindë njerëzit për t’u vaksinuar.

Advertisement

(Biden donte të vaksinonte 70 për qind të popullsisë me të paktën një dozë deri më 4 korrik, një synim që SHBA e arriti një muaj më vonë). Imagjinojeni:Ata po brohorisnin për koronvirusin. Ndërkohë, politikanët janë të fokusuar në avancimin e karrierës së tyre.

Njerëz si guvernatori i Floridas, Ron DeSantis, guvernatori i Teksasit, Greg Abbott dhe të tjerë, janë në garë me njëri-tjetrin duke shkelur masat mbrojtëse që bien tërësisht ndesh me situatën që po kalojmë. Dhe shumëkush mund të ketë të drejtë nëse mendon se ata duan triumfin e koronavirusit.

Synimi i tyre është që të përpiqen të jenë në sytë e publikut si trashëgimtarë të ish-presidentit Donald Trump, që refuzoi hapur udhëzimet e ekspertëve të shëndetit publik, të motivuar të paktën pjesërisht nga frika se çfarë mund t’i shkaktojnë ekonomisë kufizimet pandemike, duke rritur kësisoj perspektivat për rizgjedhje në detyrë.

Edhe Trump gjithashtu u bëri thirrje ndjekësve të tij që t’i kundërvihen guvernatorëve demokratë, që po përpiqen dëshpërimisht të shmangin mbingarkimin e spitaleve dhe morgjet nga moria e viktimave të Covid-19. “Çlirojeni Miçiganin dhe Minesotën!”-u shpreh ai nëTwitter vitin e kaluar, në një nga thirrjet e tij skandaloze që nxitën kaos dhe përçarje.

Advertisement

Duket se trashëgimtarët e tij të mundshëm, e panë sesi “trimëria” e Trump bënte jehonë tek  mbështetësit e tij. Prandaj tani ata po ndjekin të njëjtin stil, duke u sjellë si të fortë për të mbrojtur një version të shtrembëruar të lirisë njerëzore, edhe nëse ajo vret. Dhe në fakt e bën vërtet këtë.

Meqë ra fjala, ekonomia amerikane do të mbetet e prekshme për aq kohë sa koronavrusi do të vazhdojë të mos jetë nën kontroll. E vetmja mënyrë për të forcuar rritjen ekonomike është vënia e tij nën kontroll. Mjerisht, kërcënimi nga Covid-19 është sot edhe më i madh, me afro 150.000 raste të reja dhe 1.500 të vdekur në ditë.

Është e vështirë ta kuptosh pse duhet të ketë kaq shumë drama, sidomos kur kjo gjë është e parandalueshme. Në fakt, situata mund të përkeqësohet. Ekspertët paralajmërojnë se sa më shumë kohë mund të duhet për t’i dhënë fund pandemisë, aq më e madhe është mundësia që të shfaqet një variant më efektiv dhe më rezistent ndaj vaksinave.

Për ta parandaluar këtë, ne kemi nevojë për një mirëkuptim të përbashkët dhe disiplinë. DeSantis është një lider në luftën kundër masave të arsyeshme për kontrollin e pandemisë. Ky kampion i supozuar i tregjeve dhe i biznesit të lirë, ka hequr masat më kufizuese kundër mbrojtjes nga Covid-19.

Advertisement

Shumë shtete të udhëhequra nga republikanët – mes tyre Alabama, Arkansas, Xhorxhia -kanë miratuar ligje që ndalojnë kërkimin e dëshmisë së vaksinimit. Por Florida ishte një nga shtetet e para që u tha kompanive se si të drejtonin bizneset e tyre, duke i ndaluar ata që t’u kërkonin klientëve të ashtuquajturat “pasaporta të vaksinimit”.

Në vendet e tjera, paraqitja e dëshmisë së vaksinimit në mesin e një pandemie, është bërë tashmë një rutinë. Tek e fundit, ky akt është shumë logjik. Ai inkurajon vaksinimin e më shumë njerëzve, i mbron individët më të brishtë, dhe lejon një lloj rikthim në normalitet.

Për me tepër, kjo i ndihmon bizneset që të mbeten të hapura.

E megjithatë, në SHBA thirrjet për t`u vaksinuar shkaktojnë jo pak polemika politike. Edhe bizneset si industria e lundrimit, që e shohin këtë çështje si rrugën e tyre të vetme për mbijetesë, duhet të përballen me rregullat absurde dhe kundër-produktive të Floridës.

Advertisement

Ndërsa industria e lundrimit mezi po qëndron në këmbë, DeSantis gati e fundosi atë me një urdhër sipas të cilit çdo kompani do të gjobitet deri në 5000 dollarë për çdo pasagjer që i kërkon dëshminë e vaksinimit, gjë që potencialisht do të shkonte në miliona dollarë gjoba për çdo udhëtim.

DeSantis shkoi aq larg sa të kërcënonte me bllokimin e pagave të drejtuesve të shkollave, nëse ata do ta kundërshtonin urdhrin e tij ekzekutiv, dhe nëse do t’u kërkonin nxënësve të mbajnë maska në klasë. DeSantis po e apelon këtë vendim, pasi një gjykatës vendosi të mërkurën se shkollat ​​mund t`i injorojnë protestat e guvernatorit.

Por humbja e betejës gjyqësore, nuk është një problem i madh për DeSantis, për aq kohë sa ai mund të kënaqet me “shkëlqimin” e kundërshtimit të tij ndaj qeverisë qendrore. Ndërkohë, mijëra banorë të Floridas po sëmuren, dhe qindra prej tyre po vdesin çdo ditë.

Natyrisht, nuk janë vetëm guvernatorët. Është edhe makineria mediatike e krahut të djathtë,  që propagandon në mënyrë të vazhdueshme dezinformimin. Nëkrye të kësaj fushate qëndron Fox News, ku punojnë gazetarë të njohur si Tucker Carlson dhe Laura Ingraham. Këta të fundit thonë se vaksinat mund të jenë të rrezikshme, shprehen vazhdimisht kundër mbajtjes së maskave,duke e cilësuar këtë si një fyerje ndaj lirisë individuale, pa marrë parasysh provat që ndihmojnë në shpëtimin e jetëve.

Advertisement

Duket se synimi i përhapjes së gjithë këtij dezinformimi dhe skepticizmi është nxitja e mosbesimit tek shkenca dhe institucionet, në mënyrë që figurat e krahut të djathtë ta forcojnë pozitën e tyre, dhe më e rëndësishmja të nënvlerësojnë administratën e Biden, dhe kësisoj të forcojnë shanset e Partisë Republikane në zgjedhje.

Të luash me jetën e njerëzve për përfitime të mëdha politike, është një taktikë moralisht e neveritshme. Ata që po promovojnë kura të rreme dhe që i nxisin njerëzit të mos vaksinohen dhe të mos mbajnë maska, vetëm për të përmirësuar perspektivat e tyre politike, po kontribuojnë në mijëra vdekje të reja, duke e destabilizuar ekonominë, dhe duke na mbajtur larg rikthimit në jetën tonë të dikurshme.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy