Të shtëna me armë gjatë protestave në Kabul

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Të shtëna me armë gjatë protestave në Kabul

Talebanët kanë qëlluar më armë zjarri për të shpërndarë qytetarët afganë të cilët po protestonin kundër qeverisë së re.

Protestuesit, shumë prej tyre gra kanë kërkuar të drejtat e tyre në rrugët e Kabulit, por talebanët kanë hapur zjarr për të shpërndarë protestuesit dhe i kanë kërkuar gazetarëve në terren që të mos filmojnë.

Ndërkohë, talebanët kanë shpallur fitoren mbi provincën Panjshir në verilindje të kryeqytetit, provinca e fundit e cila kishte shfaqur rezistencë. Grupi postoi pamje në internet të luftëtarëve të tyre duke ngritur flamurin e tyre në zonë.

Talebanët morën kontrollin mbi pjesën tjetër të Afganistanit tre javë më parë, duke marrë nën kontroll kryeqytetin më 15 gusht pas rënies së qeverisë së mbështetur nga Perëndimi. Talebanët erdhën në krye të qeverisë gati 20 vjet pasi forcat amerikane morën nën kontroll vendin

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy