Papa Françesku flet për frikën e një lufte bërthamore: Do zhdukte njerëzimin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Papa Françesku flet për frikën e një lufte bërthamore: Do zhdukte njerëzimin

Papa Françesku foli për frikën e një lufte bërthamore duke paralajmëruar se një fatkeqësi e tillë mund të shuante gjithçka në tokë.

Ati i Shenjtë në dëgjesën javore bëri thirrje për ndalim të luftës në Ukrainë.

“Imagjinata jonë duket gjithnjë e më shumë e përqendruar në paraqitjen e një katastrofe finale që do të na shuante, siç mund të ndodhte në rastin e një lufte të mundshme atomike.

Dita pas katastrofës, nëse do ketë ende ditë dhe qenie njerëzore, ne do të rinisnim sërish nga zero, duke shkatërruar gjithçka dhe nisur nga e para edhe njëherë.

Advertisement

Të dashur vëllezër dhe motra, sa e dhimbshme është kjo luftë. Le të lutemi të gjithë së bashku dhe t’i kërkojmë Zotit falje dhe paqe”, tha Papa.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy