minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Papa rishfaqet pas problemeve me shëndetin, bën thirrje për paqe - Struga.info


Papa rishfaqet pas problemeve me shëndetin, bën thirrje për paqe

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Papa rishfaqet pas problemeve me shëndetin, bën thirrje për paqe

Papa Françesku u rishfaq të premten pas shmangies së dy shërbesave të rëndësishme fetare me rastin e Vitit të Ri për shkak të dhimbjeve kronike të nervit shiatik. Gjatë një fjalimi ai nuk foli rreth problemeve të tij shëndetësore por u përqëndrua tek thirrja e tij tradicionale për paqe në botë. Papa nuk ishte në gjendje të merrte pjesë në shërbesën e së enjtes në mbrëmje dhe atë të së premten në mëngjes për shkak të nervit shiatik.

Kjo shënon herën e parë, që kur u bë Papë në 2013 që Francesku, i cili mbushi 84 vjeç muajin e kaluar, nuk drejtoi një meshë për arsye shëndetësore.

Sidoqoftë, ai nuk shfaqi asnjë shenjë shqetësimi ndërsa mbajti një fjalim mesdite shoqëruar me lutje në bibliotekën e Pallatit Apostolik të Vatikanit.

“Jeta sot drejtohet nga lufta, armiqësitë e shumë gjëra që janë shkatërruese. Ne duam paqe dhe kjo është dhuratë“, tha Papa Françesku, duke shtuar se reagimi ndaj krizës globale të koronavirusit tregoi rëndësinë e ndarjes së barrës mes vende.

Advertisement

“Ngjarjet e dhimbshme që shënuan udhëtimin e njerëzimit vitin e kaluar, veçanërisht pandemia, na mësuan se sa është e nevojshme të interesohemi për problemet e të tjerëve dhe të ndajmë shqetësimet e tyre“, shtoi ai.

Bekimi i mesditës normalisht jepet nga një dritare me pamje nga Sheshi i Shën Pjetrit, por ai u zhvendos në ambiente të mbyllura për të parandaluar grumbullimin e besimtarëve si masë për të kufizuar përhapjen e virusit.

Papa foli me shumë shqetësim mbi situatën në Jemen, një vend i dëmtuar nga gjashtë vjet dhunë mes një koalicioni të udhëhequr nga sauditët dhe lëvizjes Houthi, të lidhur me Iranin. Të paktën 22 persona u vranë në një sulm në aeroportin e Adenit të mërkurën, i cili shkaktoi një cikël të ri sulmesh ajrore të koalicionit.

“Jam i hidhëruar e shqetësuar rreth përshkallëzimit të mëtejshëm të dhunës në Jemen, e cila po shkakton viktima të shumta të pafajshme“, tha Papa Francesku. “Le të mendojmë për fëmijët e Jemenit, pa arsimim, pa ilaçe e të uritur“, shtoi ai më tej./ VOA

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy