Paqartësi për Champions. Mund të ndryshojë formatin, por edhe stadiumin e finales

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Paqartësi për Champions. Mund të ndryshojë formatin, por edhe stadiumin e finales

Ndërkohë që futbolli në Ligat kryesore Europiane po shkon drejt rikthimit nën masa të rrepta sigurie, ende ka paqartësi për zhvillimin dhe përfundimin e këtij sezoni të Ligës së Kampionëve.

Mompeticioni më i rëndësishëm europian për klube pritet të ristartojë në fillim të gushtit, për të përfunduar po brenda këtij muaj.

Kështu, UEFA po mendon një ndryshim të formatit dhe dy ndeshjet gjysmëfinale dhe atë finale t’i zhvillojë në Gjermani në formatin e një “final four.

Finalja e këtij edicioni ishte parashikuar të mbahej në Stamboll, mirëpo Gjermania duket si vendi që garanton më shumë siguri rreth koronavirusit.

Advertisement

Duke qenë se edhe Bundesliga është e para që ka filluar të luhet në Europë, edhe rregullat strikte janë gjithashtu më të stabilizuara në Gjermani.

Megjithatë, kjo është vetëm një ide e fundit nga ana e UEFA-s, ndërsa pritet që në vazhdim të ketë një vendim final në lidhje me fatin e Champions League.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy