Paralajmërimi i ministrit francez: Izraeli mund të nisë luftë ndaj Libanit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Paralajmërimi i ministrit francez: Izraeli mund të nisë luftë ndaj Libanit

Kreu i diplomacisë franceze, Stéphane Cezournet, paralajmëroi të martën në Bejrut se Izraeli mund të nisë një luftë kundër Libanit, tha sot ministri i Jashtëm libanez.

Ministri francez takoi të martën liderët kryesorë politikë dhe kreun e forcave të armatosura libaneze Joseph Aoun në Bejrut, ndalesa e fundit e turneut të tij në Lindjen e Mesme.

“Ne u paralajmëruam se izraelitët mund të fillonin një luftë për të rikthyer në shtëpitë e tyre”dhjetëra mijëra banorë të zhvendosur nga zonat afër kufirit me Libanin”, tha ministri i Jashtëm libanez Abdullah Bou Habib.

“Ne i thamë se nuk duam luftë”, shtoi ministri pas takimit me homologun e tij francez.

Advertisement

“Ne duam një marrëveshje për kufirin përmes OKB-së, francezëve dhe amerikanëve”, shtoi ai.

Pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor, i cili ndezi luftën në Rripin e Gazës, Hezbollahu i Libanit ka bombarduar çdo ditë pozicionet e ushtrisë izraelite në kufi në shenjë mbështetjeje për lëvizjen islamike palestineze.

Izraeli është përgjigjur duke bombarduar vendet në Libanin jugor. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy