Dështojnë negociatat/ Macron: Shkatërrimi i Hamasit do kërkonte një dekadë lufte, Izraeli të mbrojë civilët

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dështojnë negociatat/ Macron: Shkatërrimi i Hamasit do kërkonte një dekadë lufte, Izraeli të mbrojë civilët

Presidenti francez, Emmanuel Macron i bëri thirrje Izraelit të përcaktojë mirë objektivat lidhur me sulmet e përgjakshme ndaj Palestinës. Ai nënvizoi se për të shkatërruar totalisht Hamasin do të duheshin 10 vite luftë.

 

Macron tha se duhet të ketë një armëpushim të përhershëm.

 

Advertisement

“Unë mendoj se jemi në një moment kur autoritetet izraelite do të duhet të përcaktojnë më saktë qëllimin e tyre dhe rezultatin përfundimtar që po përpiqen të arrijnë. Çfarë do të thotë shkatërrimi total i Hamasit? A mendon dikush se është e mundur?”, tha Macron. “Nëse është kështu, lufta do të zgjasë 10 vjet dhe nuk mendoj se dikush është në gjendje ta përcaktojë këtë qëllim. Kështu që do të duhet të përcaktohet më mirë,” shtoi ai.

 

Ai përsëriti qëndrimin e tij duke shtuar se Izraeli ka të drejtë të mbrohet, por kjo nuk duhet të shërbejë për të sulmuar civilët.

 

Advertisement

Nga ana tjetër, tentativat e marrëveshjes për një tjetër armëpushim kanë përfunduar pa një zgjidhje. Izraeli ka bombarduar kampin e refugjatëve duke vrarë dhjetra civilë, ndërsa Hamasi shprehet i vendosur për të mos liruar asnjë peng.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy