“Paraqesin rrezik për sigurinë e shtetit tonë”/ Spanja dëbon rreth 25 diplomatë rusë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Paraqesin rrezik për sigurinë e shtetit tonë”/ Spanja dëbon rreth 25 diplomatë rusë

Spanja do të dëbojë afër 25 diplomatë rusë dhe staf të Ambasadës ruse në Madrid, bëri të ditur ministri i Jashtëm spanjoll, Jose Manuel Albares, duke iu bashkuar shteteve të Bashkimit Evropian në përgjigje të krimeve të pretenduara të luftës të kryera nga trupat ruse në Ukrainë.

 

“Ne kemi vendosur të dëbojmë diplomatë dhe staf nga Ambasada ruse në Spanjë, të cilët paraqes rrezik për interesat dhe sigurinë e shtetit tonë”, tha kryediplomati spanjoll të martën, duke shtuar se nuk përjashton masa të mëtejme ndaj Rusisë.

 

Advertisement

Sipas ministrit Jose Manuel Albares dëbimi i diplomatëve u bë në përgjigje të “veprimeve të tmerrshme të kryera në ditët e fundit në Ukrainë, veçmas në Buça, dhe për veprimet e tjera që u raportuan në Mariupol”, tha ai duke iu referuar zbulimit të një varreze masive dhe civilëve të vrarë në qytetin ukrainas të Buças.

 

Albares tha se Qeveria pret që Rusia të kundërpërgjigjet, duke dëbuar diplomatë spanjollë./ Rel

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy