minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Patriarku serb Irinej shtrohet në spital pas infektimit me koronavirus - Struga.info


Patriarku serb Irinej shtrohet në spital pas infektimit me koronavirus

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Patriarku serb Irinej shtrohet në spital pas infektimit me koronavirus

Kreu i Kishës Ortodokse Serbe u shtrua në spital pasi doli pozitiv në testin për koronavirus.

Kisha tha përmes një deklarate se diagnoza e patriarkut Irinej u zbulua gjatë një “procedure rutinore të testimit”.

Patriarku 90-vjeçar mbetet “pa simptoma dhe me shëndet të shkëlqyeshëm në përgjithësi”, thuhet në deklaratë.

Njoftimi erdhi pak ditë pasi Irinej udhëhoqi një ceremoni gjatë varrimit të mitropolitit Amfilohije – udhëheqësit të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi.

Advertisement

Amfilohije vdiq më 30 tetor në moshën 82-vjeçare, pasi në fillim të tetorit ishte diagnostikuar me koronavirus.

Mijëra njerëz u mblodhën në Podgoricë për funeralin e tij, duke shkelur masat kundër koronavirusit.

Shumë prej tyre nuk mbanin maska dhe as distancë fizike./R.E.L

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy