Për herë të dytë brenda javës, NASA anulon nisjen e raketës në Hënë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Lancimi i raketës më të fuqishme ndonjëherë të agjencisë amerikane të hapësirës pa ekuipazh është anuluar për herë të dytë brenda një jave.

 

BBC shkruan se hedhja e raketës është anuluar pasi një rrjedhje u gjet në rezervuarin e hidrogjenit të misionit “Artemis”.

 

Advertisement

Raketa e NASA-s pati një rrjedhje pasi ekipi i lëshimit filloi ta mbushte me karburant gjatë testeve përpara se astronautët të hipnin. NASA ndaloi operacionet ndërsa inxhinierët u përpoqën të rregullonin problemin e energjisë.

 

Për herë të dytë këtë javë, ekipi i lëshimit filloi të ngarkonte gati 1 milion gallon karburant në raketën 98 metra të gjatë, më e fuqishmja e ndërtuar ndonjëherë nga NASA.

 

Advertisement

NASA ka planifikuar nisjen e raketës më të fuqishme në botë që do të udhëtojë drejt Hënës, por është anuluar dy herë. Një herë nga moti dhe tani nga rrjedhja e karburantit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy