Për herë të parë pas më shumë se dy dekadash, Macron vizitë tre ditore në Gjermani

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Për herë të parë pas më shumë se dy dekadash, Macron vizitë tre ditore në Gjermani

Presidenti i Francës, Emanuel Macron ndodhet në Gjermani në një vizitë zyrtare tre ditore ndërsa dy fuqitë më të mëdha të Bashkimit Europian përpiqen të tregojnë unitet përpara zgjedhjeve parlamentare europiane të muajit të ardhshëm.

Udhëtimi i zotit Macron në kryeqytetin Berlin dhe më qytetet Dresden dhe Muenster shënon vizitën e parë zyrtare të një presidenti francez në Gjermani pas 24 vjetësh.

Vizita cilësohet si një provë për marrëdhëniet mes Gjermanisë dhe Francës, që udhëheqin politikat e BE-së, në një periudhë sfidash të mëdha për Evropën, nga Ukraina deri të zgjedhja e mundshme e Donald Trumpit si President i Shteteve të Bashkuara në nëntor.

Presidenti Macron dhe kancelari gjerman Olaf Scholz kanë politika të ndryshme udheheqjeje dhe janë përplasur publikisht mbi një sërë çështjes nga mbrojtja tek energjia bërthamore, që kur erdhën në pushtet në 2021.

Advertisement

Megjithatë, ata kanë arritur së fundmi kompromis për një sërë temash, nga reforma fiskale tek ndryshimet mbi politikat e subvencionimeve, duke bërë të mundur arritjen e marrëveshjeve dhe një qasje më të njëzëshme të Bashkimit Europian.

Një çështje për të cilën ka shqetësim në Evropë është mbrojtja, veçanërisht nëse zgjedhjet amerikane i fiton republikani Donald Trump. Ekspertët e mbrotjes e cilësojnë atë si një aleat më pak të qëndrueshëm për Europën, se sa kundërshtari i tij Joe Biden. Në fillim të këtij viti, ish-Presidenti tha se nuk do të mbronte vendet e NATO-s nga sulme të mundshme ruse nëse ato nuk plotësonin detyrimet për mbrojtjen e Aleancës, dhe se do të nxiste Rusinë “të vepronte si të donte”./VOA

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy