minibus hire UK cloud hosting fuel prices struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel
Përballja e radhës me drejtësinë, Trump akuzohet për përdhunimin e një shkrimtareje - Struga.info


Përballja e radhës me drejtësinë, Trump akuzohet për përdhunimin e një shkrimtareje

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Përballja e radhës me drejtësinë, Trump akuzohet për përdhunimin e një shkrimtareje

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, pritet të ketë përballjen e radhës me drejtësinë, për akuzën e përdhunimit të një shkrimtareje gati tre dekada më parë.

 

Këtë të martë do të zgjidhet juria që do të shqyrtojë çështjen një gjykatë federale të Nju Jorkut.

 

Advertisement

Nga ana tjetër, siç ka bërë dhe me akuzat e tjera, Trump ka mohuar vërtetësinë e kësaj akuze dhe ka pretenduar se gruaja që e akuzon e ka bërë për publicitet.

 

Megjithëse kjo nuk është një çështje penale, pasojat për Trump mund të jenë megjithatë serioze, raportojnë mediat vendase.

 

Advertisement

Nëse Carroll fiton gjyqin, do të ishte hera e parë që ish-presidenti, i cili ka qenë subjekt i më shumë se dy duzina akuzash të tilla do të shpallej ligjërisht përgjegjës për një sulm seksual.

 

Donald Trump po zhvillon një përballje të “ashpër” ligjore, ku akuza kryesore ndaj tij janë pagesat për një aktore të filmave për të rritur. Kjo e fundit dyshohet se ja marrë para nga Trump në këmbim të heshtjes së saj për një aferë të pretenduar me ish presidentin amerikan.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy