“Përbindëshi i thellësisë”/ Peshkaqeni 6 metra i gjatë tmerron pushuesit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Përbindëshi i thellësisë”/ Peshkaqeni 6 metra i gjatë tmerron pushuesit

Notarët, sërfistët dhe turistë të tjerë këshillohen të shmangin disa plazhe përgjatë vijës bregdetare të Uellsit të Ri Jugor në Australi. Kjo pasi disa peshkaqenë të uritur janë parë duke u ushqyer me një balenë të ngordhur.

Një peshkaqen i madh i bardhë, 6 metra i gjatë, u pa të futet në ujërat ku ndodhet trupi i pajetë i balenës. Mbetjet e balenës u lanë në shkëmbinj afër bregut midis Sandon Point dhe Bulli Beach të enjten pasdite.

Advertisement

Mediat britanike kanë postuar një video të një peshkaqeni gjigant që vjen rrotull një varke. Autoritetet, teksa bëjnë thirrje të shmangen plazhet, kanë në plan të zhvendosin trupin e pajetë të balenës në një zonë të mbeturinave në Wollongog. Rojet e shpëtimit kanë qenë në gatishmëri pasi një 46-vjeçar vdiq pasi u kafshua nga një peshkaqen i bardhë në këmbë.

Advertisement

“Përbindëshi i thellësisë”/ Peshkaqeni 6 metra i gjatë tmerron pushuesit shkruan Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy