Perëndimi në mbrojtje të Ukrainës/ Paralajmërohen sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Perëndimi në mbrojtje të Ukrainës/ Paralajmërohen sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Njohja e  pavarësisë e dy republikave të vetëshpallura separatiste Donetsk dhe Luhansk nga presidenti Vladimir Putin dhe dërgimi i ushtarëve  “paqeruajtëse”  në lindje të Ukrainës ka shkaktuar reagime të ashpra nga Perëndimi.

 

Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Britania e madhe, kanë njoftuar se do të vendosin një raund sanksionesh ndaj Moskës për këtë veprim, i cili sipas tyre  shkel ligjin ndërkombëtar dhe sovranitetin e Ukrainës. Këtë qëndrim e rikonfirmuan edhe në Këshillin e Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, ku u takuan në një seancë urgjente.

 

Advertisement

Ambasadorja amerikane Linda Thomas-Greenfield, paralajmëroi Moskën se do të përballet me masa shumë të rënda.

 

LINDA THOMAS-GREENFIELD

AMBASADORJA AMERIKANE, OKB

Advertisement

 

“Në këtë moment, askush nuk mund të qëndrojë mënjanë. Ne duhet ta bëjmë të qartë se një sulm ndaj Ukrainës është një sulm ndaj sovranitetit të çdo shteti anëtar të OKB-së, dhe se do të përballet me pasoja të shpejta dhe të rënda. Putin i quan ata paqeruajtës, kjo është e pakuptimtë. Ne e dimë se çfarë janë ata në të vërtetë”

 

Ndërkohë, ambasadori Ukrainës ka kërkuar anulimin e vendimit të njohjes, si dhe tërheqjen e plotë të trupave ruse.

Advertisement

 

SERGIY KYSLYTSYA

AMBASADORI I UKRAINES NE OKB

“Kufijtë e njohur ndërkombëtarisht të Ukrainës kanë qenë dhe do të mbeten të pandryshueshëm, pavarësisht nga çdo deklaratë dhe veprim nga Federata Ruse. Ne kërkojmë nga Moska  të anulojë vendimin për njohjen dhe të kthehet në tryezën e negociatave. Ne dënojmë urdhrin për të vendosur trupa shtesë pushtuese ruse në territoret e Ukrainës. Ne kërkojmë tërheqje të menjëhershme dhe të plotë, të verifikueshme të trupave”.

Advertisement

 

I dërguari i Rusisë  deklaroi se vendimi i Kremlinit nuk ishte i nxituar, pasi Moska  i konsideronte të pavarura që nga viti 2014.

 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës njioftoi se Uashingtoni planifikon të vendosë sanksione kundër Rusisë ndërsa do të përgjigjet me shpejtësi dhe vendosmëri, me aleatët dhe partnerët, ndaj çdo agresioni të mëtejshëm të Rusisë.

Advertisement

 

Edhe Bashkimi Evropian u zotua se do të reagojë në unitet për të mbrojtur Ukrainën. Kryeministri britanik Boris Johnson deklaroi se vendimi i Putinit përbën një shkelje flagrante të sovranitetit dhe integritetit të Ukrainës, si dhe shkel ligjin ndërkombëtar.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy