Përhapja e variantit Omicron, Greqia shtrëngon masat anti-Covid

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Përhapja e variantit Omicron, Greqia shtrëngon masat anti-Covid

Nga e Premtja, të gjithë personat që hyjnë në Greqi, krahas dëshmisë së testit negativ të 72-orëve të fundit që paraqesin në pikat kufitare, do t’i nënshtrohen me detyrim edhe disa testeve të tjera gjatë qëndrimit në këtë vend.

Paketa e re e masave të ashpërsuara që u prezantua këtë të Enjte nga Ministri i Shëndetësisë Janis Plevris, parashikon që vizitorët e huaj t’u nënshtrohen testeve të shpejta ose PCR-ve edhe në ditën e dytë dhe të katërt të qëndrimit të tyre në Greqi.

Teste duhet të bëjnë edhe para se të marrin pjesë në festa apo takime me pjesëmarrje të lartë.

Masat që synojnë parandalimin e përhapjes së Omicron-it kryesisht gjatë festave të fundvitit, parashikojnë rikthimin e mbajtjes me detyrim të maskave në ambiente të mbyllura e të hapura.

Advertisement

Në supermarkete, hyrja do të lejohet vetëm me maskë të dyfishtë. Anulohen po ashtu, organizimet festive të fundvitit nga bashkitë e qyteteve.

Pritet që nga 3 Janari të ketë një tjetër valë ashpërsimi të masave dhe po shqyrtohet mundësia e një karantine të plotë, me leje me SMS për të dalë nga shtëpitë. Detyrimin e maskave e kanë rikthyer edhe vende të tjera, përfshirë së fundi Spanjën.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy