Përmbytjet në Brazil, humbin jetën 113 persona

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Përmbytjet në Brazil, humbin jetën 113 persona

113 persona kanë humbur jetën në Brazil si pasojë e motit të keq që ka përfshirë jugun e vendit.

10.9 milionë banorë janë larguar nga banesat e tyre për shkak se u rrezikohej jeta. Ndërkohë 146 persona të tjerë janë ende të pagjetur, kanë thënë zyrtarë të mbrojtjes civile, raporton Reuters.

Shirat e dendur kanë bërë që disa lumenj dhe liqene në rajon të arrijnë nivelet më të larta ndonjëherë, ndërsa përmbytjet bllokuan rrugët dhe ndërprenë logjistikën, duke shkaktuar mungesë të mallrave thelbësore në zona të caktuara.

Parashikuesi i motit MetSul ka thënë se shumica e qyteteve të Rio Grande do Sul duhet të kenë shira të premten, duke shtuar se ekziston një “rrezik i lartë stuhish”.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy