Erdogan takon Mitsotakis: Na vjen mirë që kontaktet tona me Greqinë janë shtuar, çdo problem mund të zgjidhet me respekt

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Sigurisht që ne nuk do t’i zgjidhim të gjitha problemet me disa takime”, tha Erdogan për takimin që pati me Kyriakos Mitsotakis dhe shtoi “megjithatë nuk do të hezitojmë të kërkojmë një zonë marrëveshjeje për çështjet me interes të përbashkët.”

Presidenti turk në deklaratat e tij pas përfundimit të takimit tha: “Vizita që bëri në vendin tonë kryeministri i Greqisë, zoti Mitsotakis, ishte treguesi i fundit i vullnetit tonë për të hapur një faqe të re në marrëdhëniet tona.

Ne jemi të kënaqur me zhvillimin e marrëdhënieve tona me Greqinë pa nevojën e ndërhyrjes së palëve të treta, në kuadrin e ligjit mes fqinjëve.

Sigurisht që nuk do t’i zgjidhim të gjitha problemet në dy takime. Megjithatë, ne nuk do të hezitojmë të kërkojmë marrëveshje për çështje me interes të përbashkët. Ne e dimë se ky është një proces që kërkon durim.

Advertisement

E shohim që  Mitsotakis ndan të njëjtën ndjenjë me ne. Duke pasur parasysh rreziqet që ekzistojnë, ne do ta vazhdojmë procesin me vendosmëri.

Nuk ka asnjë problem që nuk mund të zgjidhet në bazë të respektit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë”.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy