Përpjekje për armëpushim në Gaza, takim i ri në Arabinë Saudite, por Izraeli nuk merr pjesë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Përpjekje për armëpushim në Gaza, takim i ri në Arabinë Saudite, por Izraeli nuk merr pjesë

Lufta e izraelit ndaj Gazës por edhe tensionet e rritura në të gjithë lindjen e mesme do të dominojnë takimin special të forumit ekonomik botëror që Arabia saudite po mban këtë të diel.

Lista e të ftuarve për takimin në Riad përfshin Sekretarin Amerikan të Shtetit Antony Blinken, liderët palestinezë dhe zyrtarë të lartë nga të gjitha vendet e rajonit.

Ndërsa nuk do të ketë pjesëmarrje izraelite në samit.

Gjatë takimit dy ditor në forum, diplomatët do të vijojnë përpjekjet për arritjen e një armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit megjithëse deri më tani ato kanë dështuar.

Advertisement

Një ditë më parë Hamasi tha se po shqyrtonte një propozim të ri, ndërsa publikoi pamjet e dy pengjeve izraelitë.

Të dy personat, të identifikuar shfaqeshin në video duke i kërkuar izraelit armëpushim të menjëhershëm dhe bashkombasve të tyre të vazhdojnë protestat.

“Është koha për të arritur një marrëveshje që do të na nxjerrë nga këtu të sigurt dhe të shëndetshëm … Vazhdoni të protestoni, në mënyrë që të ketë një marrëveshje tani”, u shpreh Omri Miran, i cili ishte marrë peng nga Hamasi.

Mbetet e paqartë se në çfarë rrethanash është regjistruar video dhe nëse burrat kanë folur nën presion. Izraeli ka thënë se Hamasi i përdor këto video për të terrorizuar psikologjikisht familjet e pengjeve. /vizionplus.tv

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy