Përpjekje për shpërndarjen e vaksinës me dron

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Përpjekje për shpërndarjen e vaksinës me dron

Shpërndarja e vaksinës kundër COVID-19 është e suksessshme në vende të zhvilluara dhe me infrastrukturë funksionale. Por imunizimi i njerëzve që ndodhen në zona më të thella vazhdon të jetë sfidues. Droni që fluturon mbi Irlandë mund të shpëtojë shumë jetë në zona të thella të planetit tonë.

Drejtori ekzekutiv i kompanisë Wingcopter thotë se makineria dhe misioni bashkohen në Weitershausen të Gjermanisë.

Është një dron i veçantë dhe shumë i frytshëm. Kjo nga ana teknologjike. Nga ana tjetër kishim ide për përdorim të teknologjisë për dërgimin e ilaçeve ose produkteve mjekësore me shpejtësi”, thotë Tom Pluemmer, Drejtor ekzekutiv i kompanisë “Wingcopter”.

Zoti Pluemmer thotë se dëshironte të përmirësonte zinxhirin e furnizimit pas përvojës së tij dy vjeçare në Afrikën Perëndimore ku pa se si problemet e vogla shndërrohen në çështje të mëdha. Prandaj punoi për krijimin e një droni që mund të furnizojë me ilaçe zonat më të thella në botë. Në bashkëpunim me organizata si UNICEF ata testuan fluturimin në kushte ekstreme.

Advertisement

Droni funksionon edhe kur ka erëra shumë të forta. Teknologjia jonë e rrotullimit, pjesa unike e dronit që mundëson fluturimin dhe ngritjen vertikale, mundëson funksionimin e pajisjes gati në çdo rrethanë ose vendndodhje në botë“, thotë ai.

Drejtori ekzekutiv i kompanisë është në bisedime me ministri shëndetësie dhe partnerë logjistikë në vende të ndryshme. Kompania po mundohet të realizojë shpërndarjen e vaksinave për COVID-19 në Azinë Juglindore si dhe pjesë të Afrikës, gjë që do të mundësonte një zgjidhje globale për shpërndarje më të shpejtë të vaksinave./ VOA

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy