minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Pësoi atak kardiak në burg, gruaja iraniane varet e pajetë - Struga.info


Pësoi atak kardiak në burg, gruaja iraniane varet e pajetë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pësoi atak kardiak në burg, gruaja iraniane varet e pajetë

Një grua iraniane, e cila vdiq nga sulmi në zemër, ndërsa priste të ekzekutohej për vrasje, u var në mënyrë që vjehrra e saj të mund të hiqte karrigen nën këmbët e viktimës, shkruan The Times.

Gruaja e quajtur Zahra Ismaili u dënua për vrasjen e burrit të saj. Sipas avokatit të saj, Omid Moradi, ai abuzonte jo verëm më bashkëshorten e tij, por edhe me të bijën.

Në një postim në rrjetet sociale, Moradi përshkroi se si klientja e tij pësoi një atak kardiak kur u detyrua të shikonte 16 burra të varur para saj.

Në pritje të varjes, Ismailit i ra të fikët dhe pësoi një sulm në zemër. Gjithsesi, ata e varën, vetëm e vetëm që vjehrra e saj të mund të hiqte karrigen nën këmbët e pajetë të Zahras.

Advertisement

Ismaili vdiq të mërkurën në burgun Rajai Shahr në qytetin Karaj, që ndodhet rreth 30 kilometra në perëndim të Teheranit./ Vizion Plus

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy