Pilotët i zë gjumi gjatë fluturimit me 153 pasagjerë në bord, nuk i përgjigjeshin thirrjeve në radio

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pilotët i zë gjumi gjatë fluturimit me 153 pasagjerë në bord, nuk i përgjigjeshin thirrjeve në radio

Një rast i pazakontë ka ndodhur me kompaninë e fluturimeve indoneziane ‘Baltik Air, ku gjatë një fluturimi nga Sulaëesia juglindore drejt Xhakartës, dy pilot të avionit i zuri gjumi për 28 minuta.

Pavarësisht disa gabimeve gjatë udhëtimit, avioni, të 153 pasagjerët dhe 4 mbikqyrësit e kryen udhëtimin pa ndonjë dëmtim.

Pas ngjarjes, dy pilotët janë pezulluar përkohësisht nga puna, deri në përfundim të hetimeve. BBC raporton se piloti kryesor i kishte kërkuar ndihmësit të tij të merrte kontrollin e avionit për gjysëm ore, pasi ndihej i lodhur. Kjo kërkesë u pranua nga bashkëpiloti, por pas pak minutash edhe atë e kishte zënë gjumi. Sipas raportit, ai kishte ndihmuar gruan e tij të kujdesej për foshnjat e tyre binjake një muajshe.

Kontrolli i trafikut ajror të Xhakartës u përpoq të kontaktonte kabinën e Batik Air A320 pas transmetimit të tyre të fundit të regjistruar, por nuk mori asnjë përgjigje.

Advertisement

Ajo heshtje e radios zgjati 28 minuta derisa piloti kryesor u zgjua dhe kuptoi se edhe bashkëpilotin e tij e kishte zënë gjumi. Ai zbuloi gjithashtu se avioni kishte devijuar për pak kohë nga kursi.

Më pas pilotët iu përgjigjën thirrjeve nga Xhakarta dhe e ulën avionin në mënyrë të sigurt.

Testet mjekësore para fluturimit vlerësuan se burrat ishin të aftë për të fluturuar. Presioni i gjakut dhe rrahjet e zemrës së tyre ishin normale dhe testet e alkoolit dolën negative.

Për rastin, kanë nisur hetimet nga ana e autoriteteve për të zbardhur të vërtetën./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy