Plagosen 12 persona gjatë një sulmi me armë në SHBA, një i vrarë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Plagosen 12 persona gjatë një sulmi me armë në SHBA, një i vrarë

Të shtënat me armë në një dyqan ushqimor në Tennessee, SHBA shkatuan vdekjen e një personi dhe plagosjen e 12 të tjerëve pasditen e të enjtes.

Agjencia e lajmeve Reuters raporton se autori i armatosur ndoqi blerësit dhe punonjësit e supermarketit ndërsa ata vraponin të fshiheshin nëpër rafte. Disa madje u futën edhe në frigoriferët e dyqanit.

Si pasojë e plagëve të marra, një nga 12 të plagosurit iu nënshtrua një operacioni ndërsa një tjetër ndodhet në gjendje të rëndë në reanimacion. Ngjarja ndodhi në marketin Kroger, në  qytetin Collierville.

“Gjetëm njerëz të fshehur nëpër frigoriferë apo të kyçur nëpër zyra. Po bënin atë që u ishte mësuar në kështu rastesh, vrapuan dhe u fshehën,” thanë autoritetet për me diat. Sipas raportimeve, sulmuesi ishte në ish-punonjës i supermarketit që ishte pushuar të enjten nga puna.

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy