Plasaritja në dritaren e avionit krijon panik, video-ja bëhet virale

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Plasaritja në dritaren e avionit krijon panik, video-ja bëhet virale

Një pasagjer i Air Canada që udhëtonte në fluturumin Toronto – Montreal në korrik ka ndarë në TikTok një plasaritje mbi plastikën që rrethon dritaren e aeroplanit.

Pasi e ka vënë re, mes panikut, 20 vjeçari Karl Haddad ka tërhequr vëmendjen e një asistenti të fluturimit, i cili ka thirrur menjëherë komandantin që të bënte verifikimet e nevojshme.

Në fund të videos pasagjeri shkruan se komandanti kishte vendosur për një ulje emergjente por në të vërtetë nuk ka ndoshur kështu: i njëjti autor i filmimit ka sqaruar më pas për Buzzfeed, që komandanti, në mënyrë “profesionale “ e ka siguruar që plasaritja nuk shfaqte një problem urgjent, kishte të bënte vetëm me “shtresën e brendshme “ të dritares dhe që gjithsesi do të uleshin “sa më shpejt të jetë e mundur”.

Avioni më pas është ulur sipas parashikimeve në Montreal.

Advertisement

Kompania ajrore ka deklaruar se defekti nuk i përkiste një “pjese strukturale kritike”.

Plasaritja në dritaren e avionit krijon panik, video-ja bëhet virale shkruan Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy