“Trump e dinte rrezikun nga koronavirusi, por nuk donte të përhapte panik”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Trump e dinte rrezikun nga koronavirusi, por nuk donte të përhapte panik”

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e minimizoi qëllimisht seriozitetin e kërcënimit nga koronavirusi në deklaratat e tij publike gjatë muajve të parë të pandemisë, thuhet në librin e ri të gazetarit veteran, Bob Woodward.

“Doja gjithmonë ta minimizoja”, i ka thënë Trump Woodwardit në një intervistë për librin e tij “Rage”, më 19 mars.

“Ende më pëlqen ta minimizoj, sepse nuk dua të shkaktoj panik”, ka thënë Trump.

Në një tjetër intervistë më 7 shkurt, Trump ka thënë: “Është më vdekjeprurës se gripi juaj i mundimshëm”.

Advertisement

“Është një gjë vdekjeprurëse”, ka thënë ai.

Gazeta Washington Post publikoi të mërkurën fragmente të librit dhe zërin e disa intervistave.

“Trump kurrë nuk dukej i gatshëm për të mobilizuar plotësisht qeverinë federale dhe vazhdimisht dukej se i shtynte problemet te shtetet”, shkruan Woodward në libër.

Sekretarja për shtyp e Shtëpisë së Bardhë, Kayleigh McEnany, tha se presidenti ka dashur të reflektojë qetësi në një kohë të vështirë.

Advertisement

“Presidenti kurrë nuk e ka gënjyer publikun amerikan për COVID-19 [sëmundjen që e shkakton koronavirusi]”, ka thënë McEnany në një konferencë për media.

Trump është kritikuar ashpër nga rivali i tij demokrat, Joe Biden, gjatë fushatës për zgjedhjet presidenciale të nëntorit, për menaxhimin e pandemisë, e cila ka vrarë gati 190,000 amerikanë.

Në gjithë botën, koronavirusi ka prekur mbi 27 milionë njerëz.

Prej tyre, mbi 898,000 kanë humbur jetën dhe mbi 18 milionë janë shëruar./R.E.L

Advertisement

“Trump e dinte rrezikun nga koronavirusi, por nuk donte të përhapte panik” shkruan Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy