Pluhuri afrikan “mbyt” Greqinë, rritet numri i personave në urgjencat e spitaleve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pluhuri afrikan “mbyt” Greqinë, rritet numri i personave në urgjencat e spitaleve

Greqi – Një numër i shtuar i pacientëve me probleme të frymëmarrjes në Urgjencën e spitaleve të vendit është vënë re orët e fundit për shkak të përqendrimit të shtuar të pluhurit afrikan.

Ndonëse sipas Ministrisë së Shëndetësisë nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë mes incidenteve dhe situatës në atmosferë, mjekët pneumologë, konstatojnë një frekuencë të shtuar, por edhe shqetësim tek pacientët e diagnostikuar me probleme të frymëmarrjes.

Në fakt, siç thekson profesori i Pulmologjisë Nikos Tzanakis për protothema.gr, pasojat e ngarkesës në atmosferë sot do të shihen për 24 deri në 48 orët e ardhshme.

Advertisement

Simptomat kryesore që kanë pacientët janë gulçimi, kolla, dhimbje gjoksi dhe acarim i syve, sipas kryetares së Unionit të Pulmologëve të Greqisë, Mata Tsikrikas.

“Gjatë orëve të fundit në Urgjencën ka një numër të shtuar të pacientëve me probleme respiratore. Simptomat kryesore janë gulçimi, kolla, dhimbje gjoksi dhe acarim i syve”, tha zonja Tsikrikas.

Ajo thekson se problemet e frymëmarrjes janë veçanërisht të rënda në Kretë dhe Kalamatë  dhe rekomandon shmangien e ekspozimit, veçanërisht për njerëzit që jetojnë dhe janë aktivë në fshat.

Advertisement

Pacientët zakonisht shfaqin probleme me frymëmarrjen për shkak të pluhurit afrikan, sipas profesorit të Pulmologjisë në Universitetin e Kretës, Nikos Tzanakis.

Sipas asaj që është raportuar në protothema.gr, mjekët pneumologë në Kretë, e cila u “mbyt” nga pluhuri sot, kanë marrë shumë telefonata nga pacientë me sëmundje të frymëmarrjes, alergji dhe astmë./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy