Po dërgonte 22 vjeçaren si prostitutë në Belgjikë, arrestohet i shumëkërkuari nga Rrësheni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Specialistet për hetimin e Trafiqeve të paligjshme në Drejtorinë e Policisë së Tiranës pas një hetimi disa mujor kanë arrestuar një 39 vjeçar.

Sipas policisë Adrian Mukaj alias Adrian Uka shfrytëzonte për prostitucion një 22 vjeçare dhe më tej kishte qëllim ta trafikonte drejt Belgjikës.

Uka ka qenë i dënuar edhe më parë për Trafikim të personave me qëllim shfrytëzimin për prostitucion.

Nga operacioni i koduar “Ëaiting”, është ushtruar kontroll në banesë nga shërbimet e Policisë.

Ukës iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike, 1 aparat celular dhe një dokument i dyshuar i falsifikuar.

Advertisement

Gjatë shoqërimit për në Komisariat, ky shtetas ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë.

Ndërkohë dyshohet se Uka është ndihmuar edhe nga një 21 vjeçare me iniciale M.M e cila është e dashura e tij.

Përmes saj, ai njihte vajza të tjera me qëllim për ti dërguar në Evropë për shfrytzim.

Edhe e dashura 21 vjeçare e Ukës është proceduar penalisht për moskallëzim krimi.

Njoftimi i Policisë:

Advertisement

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Waiting”, pas një hetimi disamujor.

Operacioni për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shfrytëzimit të prostitucionit.

Kapet dhe ndalohet nga Policia 39-vjeçari me precedent të theksuar kriminal.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në koordinim nga Departamenti i Policisë Kriminale dhe nën drejtimin e Prokurorinë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, pas një hetimi disamujor, kanë finalizuar me sukses operacionin policor “Waiting”, duke goditur një rast të shfrytëzimit të femrave për prostitucion.

Advertisement

Në kuadër të hetimeve të procedimit penal të nisur në vitin 2019 është bërë e mundur të dokumentohet veprimtaria kriminale dhe të ndalohet shtetasi:

A.M. (alias A. U.,) 39 vjeç, lindur në Rrëshen dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për “Trafikim të personave me qëllim shfrytëzimin për prostitucion”.

Ky shtetas shfrytëzonte për prostitucion një 22-vjeçare dhe po përgatitej për ta trafikuar drejt Belgjikës, me qëllim shfrytëzimin për prostitucion.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, këtij shtetasi iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike, 1 aparat celular dhe një dokument i dyshuar i falsifikuar. Gjatë shoqërimit për në Komisariat, ky shtetas ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë.

Advertisement

Gjithashtu është proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasja M. M., 21 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat ‘’Shfrytëzimi i prostitucionit”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në ngarkim të shtetasit A. M. (A. U.), si dhe për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, në ngarkim të shtetases M. M.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy