Kryeministrja e Islandës, Katrin Jakobsdottir po jepte një intervistë kur një tërmet me magnitudë 5.6 goditi vendin të martën.
“O zot, tërmet. Më falni, sapo ra një tërmet tani. Epo kjo është Islanda”. Më pas, Jakobsdottir vijoi sërsh t’iu përgjigjej pyetjeve.
Pas përfundimit të intervistës, ajo shkroi në “Tëitter” se “shpreson që të gjithë të jenë mirë dhe në gjendje të qëndrueshme.”
Po ashtu, lëkundjet ndërprenë edhe një seance parlamentare.
“Ky ishte tërmeti më i madh që kam përjetuar ndonjëherë,” shkroi ministri i Financave, Bjarni Benediktsson.
Iceland Prime Minister Katrín Jakobsdóttir was discussing the coronavirus’ effect on the tourism industry and how the nation is approaching testing when she was interrupted by an earthquake. https://t.co/47Thh6hy5M #postlive pic.twitter.com/3rWjrIczXm
— Washington Post Live (@postlive) October 20, 2020