Polonia drejt daljes nga BE?

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Polonia drejt daljes nga BE?

Me një vendim që shkaktoi tronditjen e Bashkimit Evropian, Gjykata Kushtetuese e Polonisë sanksionoi se ligjet e vendit kishin epërsi të atyre të unionit. Kjo do të thotë se disa pjesë të traktateve dhe vendimeve të gjykatave të BE-së nuk do të merren parasysh nga gjykatat e Polonisë.

Gjyqtarët polakë vendosën që anëtarësimi i vendit në BE nuk u jep gjykatave europiane një autoritet më të lartë ligjor dhe se Polonia kishte zhvendosur sovranitetin e saj nën BE-në.

Vendimi që mesa duket ka edhe mbështetjen e kryeministrit të vendit Mateusz Moraviecki, shpesh herë është kritikuar nga Brukseli për ndërhyrjet në sistemin e drejtësisë.

Ka reaguar menjëherë Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, që tha se ishte “thellësisht e shqetësuar” dhe ka udhëzuar qeverinë europiane të analizojë menjëherë dhe në tërësi situatën për të vendosur se çfarë hapash duhet të ndërmerren.

Advertisement

Prioriteti ynë kryesor është të sigurojmë që të drejtat e qytetarëve polakë të mbrohen dhe që qytetarët polakë të gëzojnë përfitimet nga anëtarësimi në Bashkimin Evropian, ashtu si të gjithë qytetarët e unionit tonë,” tha von der Leyen në një deklaratë të shkurtër.

Partitë kryesore në Parlamentin Evropian e dënuan vendimin e gjykatës polake dhe i kërkuan Komisionit të ngrijë pagesat për vendin, i cili është përfituesi më i madh i fondeve të BE. Reagime të shumta ka pasur edhe në vend ku opozita ka paralajmëruar dalje në protesta.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy