PPE zbut qëndrimin ndaj teatrit, thirrje PD: Urgjent në tryezë, duhet të jeni plotësisht të angazhuar në bisedime mbi Reformën Zgjedhore

Pinterest LinkedIn Tumblr +
PPE zbut qëndrimin ndaj teatrit, thirrje PD: Urgjent në tryezë, duhet të jeni plotësisht të angazhuar në bisedime mbi Reformën Zgjedhore

Grupi i EPP ne Parlamentin Europian i bën thirrje Partisë Demokratike të vijojë bisedimet në tryezën politike për reformën zgjedhore.

Andrey Kovatchev, anëtar i Parlamentit Evropian dhe Shef i Delegacionit Bullgar në Grupin e EPP në PE, në një postim në Twitter ka komentuar edhe shembjen e Teatrit dhe protestat ku u përdor dhunë.

“Veprimet e fundit kontroverse dhe përplasjet me protestuesit në Shqipëri janë për të ardhur keq. Të gjithë palët e interesuara duhet të angazhohen për të gjetur një zgjidhje të pranuar gjerësisht”.

Andrey Kovatchev shkruan më tej se kjo nuk duhet të pengojë avancimin e reformës zgjedhore dhe se PD duhet te angazhohet në bisedime.

Advertisement

“Respektimi i sundimit të ligjit dhe puna e mëtejshme mbi 15 çështjet që duhet të monitorohen nga afër nga @EU_Commission dhe Shtetet Anëtare.

@pdshqiperi duhet të jetë plotësisht e angazhuar në bisedime mbi reformën zgjedhore”, shkruan anëtari i PE.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy