![Ultimatumi i SHBA për reformën zgjedhore, Basha bën lëvizjen me ekspertët](http://www.gazetatema.net/wp-content/uploads/2020/04/Basha-a-a-aa-225x300.jpg)
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, mblodhi sot në mesditë ekspertët demokratë të Reformës Zgjedhore.
Takimi sapo ka përfunduar dhe mësohet se demokratët kanë bërë një bilanc për punën e deritanishme të komisionit dhe mënyrën sesi do të vijojë puna e tij.
Më herët, PD ka deklaruar se PS dhe kryeministri Edi Rama nuk kane vullnet për të çuar përpara reformën në drejtësi, për shkak se nuk ka dhënë përgjigje për asnjë nga propozimet e bëra nga përfaqësuesit e opozitës në Këshillin Politik.
Përfundimi i reformës zgjedhore brenda një kohe sa më të shpejtë është shpallur si një nga prioritetet më të rëndësishme politike të PD dhe një mënyrë më e sigurtë për të shkuar drejt zgjedhjeve të lira e të ndershme.
Lëvizja e Bashës vjen vill pas ultimatumit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.