Basha refuzon kthimin në tryezën zgjedhore dhe injoron thirrjet e SHBA: Opozita nuk mund të shërbejë si fasadë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Basha refuzon kthimin në tryezën zgjedhore dhe injoron thirrjet e SHBA: Opozita nuk mund të shërbejë si fasadë

Gjatë prononcimit për mediat pas protestës së sotme, Kryetari PD Lulzim Basha u ndal edhe tek çështja e reformës zgjedhore. Gjatë fjalës së tij, ai refuzoi kthimin në tryezën e reformës zgjedhore pasi sipas tij opozita nuk nuk mund të shërbejë si vetëm si fasadë

Ndërsa për sa i përket propozimit amerikan që palët të shqyrtojnë modelin elektoral danez, Basha i injoroi këto thirrje duke u shprehur se “nuk kam parë asnjë propozim amerikan për sistemin zgjedhor.”

Më poshtë prononcimi i plotë në lidhje me çështjen e reformës zgjedhore:

Advertisement

PD dhe opozita kanë treguar vullnet për reformën zgjedhore pikërisht sepse duan që një orë e më parë shqiptarët ti drejtohet kutive të votimit. Sot, nuk është përgjegjësia jonë.

Me atë që ndodhi në 17 Maj, PS dhe Edi Rama kanë hedhur ne erë besimin në një proces që pa besim nuk është asgje. Opozita nuk mund të jetë fasadë. Pergjegësia është e Edi Ramës”

“Nuk kam parë asnje propozim amerikan për sistemin zgjedhor.”

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy