“Teatri u shemb”, Hajdari thirrje PD: Hajdeni në tryezën e Reformës Zgjedhore, kam kontratën e nënshkruar nga Basha

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Teatri u shemb”, Hajdari thirrje PD: Hajdeni në tryezën e Reformës Zgjedhore, kam kontratën e nënshkruar nga Basha

Rudina Hajdari i ka bërë thirrje Partisë Demokartike të kthehet në mbledhje dhe të marrin pjesë për zgjidhjen e Reformës Zgjedhore.

Ajo ka deklaruar se ishte ajo që i kërkoi bashkëkryetarit të Reformës Zgjedhore Damian Gjiknurit që të ndërpritej mbledhja për shkak të mungesës së PD.

Hajdari ka theksuar e revoltuar se e mbështet protestën e sotme të teatrit, por kryedemokrati Lulzim Basha duhet të plotësojë kontratën e nënshkruar.

‘Nëse PD do të mbështes aleancën për Teatrin atëherë të vij në tryezë sepse ka bërë një marrëveshje që unë e kam unë këtu.

Advertisement

Prandaj kjo është thirrja ime, teatri u shemb, tani ccfarë do bëjmë, hajdeni këtu. Është një kontratë e nënshkruar nga Lulzim Basha, hajdeni.

Patjetër që unë e mbëësyhtes protestën, po këtu me shumë mirëkuptim i kërkova zotit Damjan Gjiknuri që ta ndërpresim takimin e sotëm dhe ta shtyjmë mbledhjen dhe të flasim kur ata të vijnë.

Do i shkoj kësaj beteje deri në fund, do ja dal apo s’do ja dal nuk e di’, tha Hajdari.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy