
Presidenti egjiptian Abdel Fattah al-Sisi u betua sot para Parlamentit për një mandat të tretë si lider i vendit më të populluar arab.
Sisi, i cili ka qenë në pushtet për një dekadë, pritet të qëndrojë në detyrë deri në vitin 2030 pasi fitoi zgjedhjet presidenciale në dhjetor me 89.6% të votave kundër tre kandidatëve të tjerë relativisht të panjohur për publikun e gjerë.
Një ish-shefi i ushtrisë dhe ministër i mbrojtjes, Sisi orkestroi rrëzimin e presidentit islamik Mohamed Morsi në vitin 2013, një vit para ngjitjes së tij në presidencë, pas protestave masive popullore.
Mandati i tij i ri, i cili fillon nesër dhe do të zgjasë gjashtë vjet, supozohet të jetë i fundit sipas Kushtetutës.
Sipas imazheve të ceremonisë së betimit të transmetuara në televizionin shtetëror, Sisi bëri betimin e tij para ligjvënësve të mbledhur në Parlament.
Mandati i ri i Sisit fillon mes një krize të rëndë ekonomike, e cila është shënuar nga inflacioni galopant dhe mungesa e likuiditetit që ka penguar tregtinë./vizionplus.tv