Presidenti i Brazilit ngre alarmin: Vaksina shkakton efekte anësore tek fëmijët

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Presidenti i Brazilit ngre alarmin: Vaksina shkakton efekte anësore tek fëmijët

Presidenti i Brazilit, Zaich Bolsonaro vazhdon me polemikat e tij kundër vaksinimit, duke kritikuar rregullatoren për autorizimin e vaksinës Pfizer kundër Covid-19 për fëmijët e moshës 5 deri në 11 vjeç, një ditë pasi Ministria Federale e Shëndetësisë njoftoi planet për imunizimin e fëmijëve.

Bolsonaro, i cili mburret se nuk është vaksinuar dhe vë në dyshim efektivitetin dhe sigurinë e vaksinave kundër Covid-19, tha në një intervistë  se nuk kishte dëgjuar asnjë rast për fëmijët që kishin humbur jetën nga sëmundja, dhe përsëriti faktin se vajza e tij nuk do të vaksinohet.

Presidenti brazilian vuri në dukje se vaksinat mund të shkaktojnë efekte anësore tek fëmijët, por nuk paraqiti prova për të mbështetur pikëpamjen e tij.

Ministria Federale e Shëndetësisë braziliane njoftoi të mërkurën se ka blerë 20 milionë vaksina të Pfizer dhe se vaksinimi vullnetar i fëmijëve të moshës 5 deri në 11 vjeç do të fillojë në fund të muajit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy