Studimi në SHBA: Vaksina Pfizer shkaktoi efekte anësore te fëmijët 5-11 vjeç

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Studimi në SHBA: Vaksina Pfizer shkaktoi efekte anësore te fëmijët 5-11 vjeç

 

Vaksina e Pfizer/BioNTech shkaktoi në shumicën e rasteve efekte anësore të lehta te fëmijët e grupmoshës 5-11 vjeç, sipas të dhënave të publikuara nga Qendra amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, CDC.

Të dhënat tregojnë se pas dozës së dytë, disa fëmijë raportuan dhimbje në vendin ku morën injeksionin, por edhe lodhje dhe dhimbje koke. CDC tha se gjithashtu ishin raportuar 11 raste me miokardit, që është inflamacion i muskulit kardiak. Prej këtyre rasteve, 5 janë rikuperuar ndërsa 4 të tjerë ishin duke u shëruar në kohën kur është përpiliuar raporti.

Miokarditi është një efekt i rrallë anësor që njihet te vaksinat me teknologjinë mRNA, ose ARN mesazhere.

Advertisement

CDC tha se deri tani janë administruar 8,7 milionë doza të vaksinës Pfizer te fëmijët e kësaj grupmoshe. Që prej muajit tetor, vaksina Pfizer është autorizuar për të gjithë fëmijët e moshës 5-15 vjeç dhe është e vetmja e autorizuar për këtë grupmoshë.

Në një studim tjetër, CDC tha se me dy doza të vaksinës Pfizer, efikasiteti arrinte në 92% te adoleshentët 12-17 vjeç. Periudha e analizave përkoi me përhapjen e variantit Delta të koronavirusit në SHBA, tha CDC.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy