Presidenti ukrainas publikon video: Të gjithë liderët jemi këtu dhe do mbrojmë Ukrainën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Presidenti ukrainas publikon video: Të gjithë liderët jemi këtu dhe do mbrojmë Ukrainën

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka publikuar një video nga kryeqyteti, Kiev.

 

Ai u është drejtuar qytetarëve duke u treguar se të gjithë krerët shtetëror janë aty për të mbrojtur vendin.

 

Advertisement

“Unë jam këtu. Kryeministri është këtu. Të gjithë liderët jemi këtu. Jemi në Kiev. Do ta mbrojmë Ukrainën” dëgjohet të thotë ai.

Në video shfaqen edhe Avokati i Popullit David Arahamiya, kreu i Zyrës së Presidentit Andriy Yermak, Kryeministri Denis Shmygal dhe këshilltari i kreut të zyrës së Presidentit Mykhailo Podoliak.

 

Raketat goditën kryeqytetin Kiev të premten ndërsa forcat ruse vazhduan të avancojnë.

Advertisement

 

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy