Princi saudit: Nuk kemi të drejtë të vijmë t’ju mbajmë leksione në Amerikë, mos e bëni as ju

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Princi saudit: Nuk kemi të drejtë të vijmë t’ju mbajmë leksione në Amerikë, mos e bëni as ju

Princi saudit i kurorës, Mohammed Bin Salman, thotë se nuk i intereson nëse presidenti i SHBA Joe Biden e ka keqkuptuar si figurë, ndërsa shton se Biden duhet të fokusohet në interesat e Amerikës.

“Thjesht, nuk më intereson,” tha princi i kurorës kur u pyet nga The Atlantic nëse Biden i ka keqkuptuar ato që thuhen për Bin Salman. Ai tha se Bidenit i takon “të mendojë vetëm për interesat e Amerikës”.

Ne nuk kemi të drejtë t’ju mbajmë leksione në Amerikë,” shtoi ai. “E njëjta gjë vlen edhe anasjalltas“.

Që kur Biden mori detyrën në janar 2021, partneriteti strategjik i gjatë midis Arabisë Saudite, eksportuesi më i madh i naftës në botë, dhe Uashingtonit është vënë në provë, për shkak të të dhënave që lidhen me të drejtat e njeriut dhe që lidhen në mënyrë të veçantë me luftën e Jemenit dhe vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, në vitin 2018.

Advertisement

Administrata Biden publikoi një raport të inteligjencës amerikane që implikonte princin e kurorës në vrasjen e Khashoggi-t, të cilin MBS e mohon, dhe ka bërë presion për lirimin e të burgosurve politikë.

Në përgjigje të dy këtyre pretendimeve, Bin Salman tha se janë shkelur të drejtat e tij me akuza të tilla dhe.

“Mendoj se ligji për të drejtat e njeriut nuk u zbatuan për mua…Neni XI i Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut thotë se çdo person është i pafajshëm derisa të provohet fajësia,” tha ai.

Vrasja e Khashoggit njolloi imazhin reformist që princi i kurorës kishte kultivuar në Perëndim. MBS është përpjekur ta kthejë fokusin te reformat sociale dhe ekonomike, të cilat ai i ka çuar përpara për të hapur Arabinë Saudite dhe për të diversifikuar ekonominë e saj të varur nga nafta.

Advertisement

Bin Salman gëzonte marrëdhënie të ngushta me paraardhësin e Biden, Donald Trump. Por administrate e re ka mbajtur një qëndrim më të ashpër me fuqinë arabe të Gjirit dhe Biden deri më tani ka zgjedhur të flasë vetëm me Mbretin Salman bin Abdulaziz, jo me MBS.

Administrata Biden gjithashtu ka prioritet përfundimin e luftës së Jemenit, ku një koalicion i udhëhequr nga Arabia Saudite po lufton me lëvizjen Houthi të lidhur me Iranin prej shtatë vjetësh. Deri tani nga ky konflikt janë vrarë dhjetëra mijëra njerëz dhe lufta e ka shtyrë Jemenin në prag të krizës për ushqim.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy