Probleme me kufirin detar edhe mes Libanit dhe Izraelit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Probleme me kufirin detar edhe mes Libanit dhe Izraelit

Irani duket se ka marrë një dorë në Mesdhe përmes Hezbollahut në Liban. Kreu i këtij të fundit, Hasan Nasrallah ka bërë thirrje që Izraeli të mos nisë kërkimet për naftë dhe gaz në zonën detare që është në diskutim mes të dy vendeve.

“Nëse armiku mendon se mund të veprojë siç i pëlqen përpara se të arrihet një zgjidhje për këtë çështje, atëherë e kanë gabim”, është shprehur Nasrallah në një fjalim televiziv.

Qeveria libaneze e ka ngritur këtë çështje në OKB, pasi Izraeli i kaloi të drejta kërkimi grupit “Halliburton”. Mes Izraelit dhe Libanit ka tensione për ndarjen e ujërave territoriale dhe SHBA ka nisur ndërmjetësimin mes dy shteteve. Ky është konflikti i radhës në serinë e konflikteve të ngjashme në Mesdhe siç është ai mes Greqisë dhe Turqisë, Turqisë dhe Qipros, Turqisë dhe Libisë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy