Prodhuesi i armëve dëmshpërblen familjarët e viktimave të masakrës së një shkollë fillore në SHBA

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Prodhuesi i armëve dëmshpërblen familjarët e viktimave të masakrës së një shkollë fillore në SHBA

Për herë të parë një prodhues armësh konsiderohet përgjegjës për një masakër. 20 vjeçari Adam Lanza vrau 26 persona me një pushkë të prodhuar nga Remington, shkruan CNN

Masakra u krye në shkollën fillore të Sandy Hook. Autori kishte vrarë fillimisht nënën e tij në shtëpi dhe më pas hapi zjarr në shkollë. Arma ishte në pronësi të nënës së Lanzës, e cila kishte leje për mbajtjen e saj.

Remington Arms do të dëmshpërblejë me 73 milion dollarë familjet e pesë të rriturve dhe katër fëmijëve të vrarë në shkollë në vitin 2012. 20 vjeçari Adam Lanza vrau 20 fëmijë të moshës 6 deri në 7 vjeç, dhe vrau veten para se të mbërrinte policia në vendngjarje.

Familjet e viktimave dhe një i mbijetuar hodhën në gjyq Remington në 2015-ën, me synimin për të parandaluar masakra të tilla, duke thënë se një armë kaq e rrezikshme nuk duhej t’i shitej një qytetari të thjeshtë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy