PROFILI: I prangosur dhe më pas i liruar nga SHBA, kush është lideri i talebanëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
PROFILI: I prangosur dhe më pas i liruar nga SHBA, kush është lideri i talebanëve

Kur u lirua tre vjet më parë nga burgu pakistanez, me kërkesë të SHBA, pakkush mund ta kishte imagjinuar që Abdul Ghani Baradar një ditë do të shfaqej si fituesi i padiskutueshëm i luftës 20 vjeçare në Afganistan, duke u vetëshpallur së fundmi edhe President i vendit.

Ndërsa Haibatullah Akhundzada është udhëheqësi i përgjithshëm i talebanëve, Baradar është shefi i tij politik dhe fytyra më publike.

Në një deklaratë televizive mbi rënien e Kabulit, ai tha se testi i vërtetë i talebanëve sapo kishte filluar dhe se ata duhej t’i shërbenin kombit.

Fjalë që tradhtojnë synimet e angazhimit. Sidoqoftë, nëse fjalët korrespondojnë me faktet, gjithçka duhet parë

Advertisement

Rikthimi i Baradarit në pushtet mishëron paaftësinë e Afganistanit për të shpëtuar nga prangat e përgjakshme të së kaluarës.

Jeta e Baradar  është ndoshta më emblematikja e historisë afgane të 40 viteve të fundit.

I lindur në krahinën e Uruzgan në 1968, ai luftoi kundër sovjetikëve në vitet 1980. Me pak fjalë, një muxhahedin i vërtetë. Pasi rusët u dëbuan në 1992 dhe vendi u përfshi nga lufta civile, Baradar ngriti një medrese në Kandahar me ish-komandantin e tij dhe kunatin e dyshuar, Mohammad Omar.

Së bashku, të dy mullahët themeluan talebanët, një lëvizje e udhëhequr nga studiues të rinj islamikë të përkushtuar ndaj pastrimit fetar të vendit dhe krijimit të një emirati.

Advertisement

Të nxitur nga entuziazmi fetar, urrejtja e përhapur për komandantët e luftës dhe mbështetja e konsiderueshme nga shërbimet sekrete pakistaneze, Baradar dhe Omar arrijnë të marrin pushtetin në 1996 pas një serie pushtimesh të jashtëzakonshme ushtarake të cilat atëherë, ashtu si sot, e befasuan botën.

Baradar, zëvendës i Mullah Omar, që besohet të jetë një strateg i nivelit të lartë, ishte arkitekti kryesor i atyre fitoreve. Por jo vetëm. Në pesë vitet e regjimit taleban ai mban  disa role ushtarake dhe administrative.

Pra, gjatë 20 viteve të mërgimit, Baradar ruan udhëheqjen e lëvizjes.

Në Pakistan, Baradar bëhet një nga udhëheqësit e Quetta Shura, qeveria talebane në mërgim, më rezistente ndaj kontrollit të ISI (shërbimi sekret pakistanez) dhe më e prirur për kontakte politike me Kabulin.

Advertisement

Presidenca e Obamës, megjithatë, e sheh atë me një sy të keq për përvojën e tij ushtarake dhe kështu, pasi CIA e gjurmon atë në Karaçi në vitin 2010, Uashingtoni bind Islamabadin që ta arrestojë.

Dhe Baradar del jashtë loje. Deri në vitin 2018 kur era ndryshon në Shtëpinë e Bardhë, dhe i dërguari i Donald Trump, Zalmay Khalilzad, u kërkon pakistanezëve të lirojnë Baradarin në mënyrë që ai të mund të zhvillojë negociatat në Katar. Dhe historia merr një kthesë tjetër.

Baradar nënshkroi marrëveshjen e Dohas me Shtetet e Bashkuara në Shkurt 2020, një pakt që do të përfaqësonte një pikë kthese për Afganistanin dhe jo një kthim në të kaluarën.

Asokohe administrata Trump e përshëndeti paktin si formë përparimi drejt paqes, por që tani duket si fitore totale e talebanëve.

Advertisement

Marrëveshja e Shteteve të Bashkuara dhe talebanëve për të mos luftuar njëri-tjetrin duhej të pasohej nga bisedimet për ndarjen e pushtetit midis talebanëve dhe qeverisë së Kabulit të Ashraf Ghanit.

Ato bisedime më shumë u penguan sesa përparuan dhe me kalimin e kohës po dukej qartë se Baradar dhe talebanët po luanin me kohën, duke pritur që amerikanët të largoheshin dhe ata të përgatisnin ofensivën përfundimtare.

Jeta i ka mësuar Baradarit  durim dhe besim në fitoren përfundimtare…

”The Guardian”; “Corriere Della Sera”- “Si”

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy