Prokurorët e SPAK vizitë në SHBA/ Takime me përfaqësuesit e DEA-s dhe FBI-së

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Prokurorët e SPAK vizitë në SHBA/ Takime me përfaqësuesit e DEA-s dhe FBI-së

Një grup i zyrtarëve të lartë të SPAK bashkë me kreun e këtij institucioni, Altin Dumani ndodhen këtë javë në Uashington,  të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në një vizitë studimore.

 

Pjesë e delegacionit është edhe Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai, prokurorët që po hetojnë dosjen e Sali Berishës dhe dhëndrit Jamarbër Malltezi për aferën e privatizimit të ish kompleksit Partizani.

 

Advertisement

Lajmin e ka bërë të ditur ambasada amerikane, e cila në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se zyrtarët e SPAK-ut u takuan me drejtuesit kryesorë të Departamentit të Drejtësisë nga OPDAT dhe Programit Ndërkombëtar të Ndihmës për Trajnimin për Hetimet Penale

 

Prokurorët e SPAK diskutuan gjithashtu sfidat e sigurisë me Shërbimin Marshall të Shteteve të Bashkuara, i cili mbron gjyqtarët, prokurorët, stafin e gjykatës dhe dëshmitarët federalë të Amerikës, informoi më tej ambasada amerikane përmes një postimi në facebook.

 

Advertisement

Pjesë e delegacionit janë dhe prokurorët Dorina Bejko, Klodiran Braho, Vladimir Mara. Vizita do të përfshijë gjithashtu takime me Departamentin e Shtetit të SHBA-së, Departamentin e Drejtësisë, Administratën kundër Narkotikëve (DEA) dhe Byronë Federale të Hetimit (FBI).

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy