Protesta masive pas vendimit të qeverisë për masat/ Gjermanët: Jo diktakturës së COVID

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Protesta masive pas vendimit të qeverisë për masat/ Gjermanët: Jo diktakturës së COVID

Vendimi i qeverisë gjermane për të mbajtur në fuqi kufizimet e pandemisë të paktën deri më 28 mars, është pasuar me protesta masive në të gjithë vendin. Mijëra demonstrues pushtuan rrugët me thirrjet për ti dhënë fund diktaturës së koronavirusit por nuk munguan edhe përplasjet me autoritetet.

 

Dhjetra policë mbetën të plagosur në qytetin lindor Dresden ndërsa në Shtutgart, u regjistruan përleshje edhe me anëtarët e medias. Shumë prej demonstruesve ishin anëtarë të lëvizjes Querdenken (Mendimi Lateral), i përbërë nga aktivistë të krahut të djathtë, mohues të COVID-19 dhe kundër vaksinimit.

 

Advertisement

Dhjetra protestues përfunduan në pranga për shkeljen e ligjeve të kontrollit të armëve dhe agresionin ndaj oficerëve të policisë. Edhe në Berlin, ku rreth 1.000 protestues u mblodhën përpara Ministrisë Federale të Shëndetësisë, më shumë se 50 persona u arrestuan për shkelje të protokolleve të shëndetit dhe sigurisë. Në Mynih, Dyseldorf, Hanover dhe shumë qytete të tjera, mijëra njerëz kanë protestuar kundër masave të vendosura në kuadër të pandemisë.

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy