Protesta në Rusi kundër mobilizimit të ushtrisë, më shumë se 1300 të arrestuar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Protesta në Rusi kundër mobilizimit të ushtrisë, më shumë se 1300 të arrestuar

Forcat ruse të sigurisë kanë arrestuar se 1,300 njerëz në Rusi, një ditë më parë, në protestat që kundër mobilizimit të ushtrisë. Protestat nisën disa orë pasi Presidenti Vladimir Putin urdhëroi mobilizmin e ushtrisë.

 

Grupi i pavarur i monitorimit të protestave OVD-Info tha se sipas informacioneve të mbledhura nga 38 qytete ruse, më shumë se 1.311 persona ishin arrestuar deri në orët e vona të mbrëmjes.

 

Advertisement

502 të arrestuar në Moskë dhe 524 të arrestuar ishin në Shën Peterburg, qyteti i dytë më i populluar i Rusisë. Rusia i quajti protestat të paligjshme. Zyrtarja e Ministrisë së Brendshme ruse, Irina Volk tha se policët kanë shuar përpjekjet e qytetarëve për të organizuar protestat e paligjshme.

 

Ditën e djeshme shumë rusë zgjodhën edhe të largohen nga vendi.

 

Advertisement

Biletat e avionëve në linja direkte janë shitur deri në fundjavë ndërsa çmimet e tyre kanë arritur kulmin.
Edhe në kufirin me Gjeorgjinë janë krijuar rradhë të gjata automjetesh të cilat prisnin të dilnin nga vendi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy