Protestat në Francë! Makina përplas fermerët, vdes 30 vjeçarja, plagoset rëndë vajza me burrin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Protestat në Francë! Makina përplas fermerët, vdes 30 vjeçarja, plagoset rëndë vajza me burrin

Një fermere rreth të tridhjetave humbi jetën dhe bashkëshorti me vajzën e saj adoleshente u plagosën rëndë kur një makinë u përplas në një postobllok gjatë një proteste mbarëkombëtare nga fermerët francezë.

Fermerët kanë bllokuar rrugët kryesore për ditë të tëra në jug-perëndim, një nga rajonet më të rëndësishme bujqësore të Francës, shkruan BBC.

Indikacionet e hershme sugjeruan se aksidenti në jug të Toulouse nuk ishte i qëllimshëm, tha prokurori vendas.

Ministri i Bujqësisë Marc Fesneau tha se ishte një “tragjedi për të gjithë”.

Advertisement

Aksidenti i së martës erdhi pasi fermerët në të gjithë Francën zgjeruan bllokimet e tyre pas një takimi me kryeministrin Gabriel Attal, për të adresuar ankesat për rregulloret e reja mjedisore dhe rritjen e kostove të energjisë.

Prokurorët publikë thanë se makina “godi tufa kashte dhe përplsi tre persona”.

Personat që ndodheshin në makinë janë ndaluar të gjithë.

Një hetim është hapur për vrasje të rëndë, megjithëse prokurori lokal Olivier Mouysset tha se incidenti nuk dukej të ishte i qëllimshëm./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy