Makina përplas këmbësoren/ Plagoset 53-vjeçarja në Gjirokastër

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Makina përplas këmbësoren/ Plagoset 53-vjeçarja në Gjirokastër

Një aksident është regjistruar rreth orës 16:50, në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, në Gjirokastër.

 

Mësohet se shtetasi me iniciale A.XH., 34 vjeç, banues në Gjirokastër, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar këmbësoren me iniciale L.Z., 53 vjeçe, banuese në Gjirokastër.

 

Advertisement

Blutë bëjnë me dije se këmbësorja u transportua për në spitalin Rajonal Gjirokastër, për të marrë ndihmën mjekësore.

 

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit u shoqërua nga shërbimet e policisë, për kryerjen veprimeve të mëtejshme procedurale.

 

Advertisement

Gjirokastër/Informacion paraprak

 

Rreth orës 16:50, në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, shtetasi A. XH., 34 vjeç, banues në Gjirokastër, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasen L. Z., 53 vjeçe, banuese në Gjirokastër, këmbësore në rrugë, e cila u transportua për në spitalin Rajonal Gjirokastër, për të marrë ndihmën mjekësore.

 

Advertisement

Drejtuesi i automjetit u shoqërua nga shërbimet e policisë, për kryerjen veprimeve të mëtejshme procedurale.

 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy