Protestë më 1 Maj/ Francezët mbushin rrugë e sheshe, demonstrata masive kundër reformës së pensioneve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Protestë më 1 Maj/ Francezët mbushin rrugë e sheshe, demonstrata masive kundër reformës së pensioneve

Sindikatat në Francë po përdorin 1 Majin, Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, për të mobilizuar një valë të re protestash e grevash kundër reformës së pensioneve të presidentit Emmanuel Macron e cila tashmë është miratuar.

 

Autoritetet janë bërë gati për të përballuar qindra mijëra qytetarë, që kanë dalë në rrugë në Paris dhe qytete të tjera të Francës. Kjo është hera e parë prej dekadash, që të gjitha sindikatat kryesore të punonjësve bëhen bashkë për të protestuar.

 

Advertisement

Deri më tani janë shënuar disa incidente kryesisht në qytetin Lion të Francës ku protestuesit janë përplasur me policinë pasi kanë shkaktuar trazira në rrugë.

 

Grevat kanë prekur kryesisht transportin publik të Francës, përfshirë avionët, trenat dhe tragetet, por edhe punonjësit e pastrimit do të dalin në sheshe. Qindra fluturime të anuluara do të prishin planet e rreth 40 mijë pasagjerëve.

 

Advertisement

Qeveria e presidentit Macron e sheh reformën e pensioneve, e cila e shtyn moshën në 64 nga 62 vjeç, si një punë të përfunduar, megjithatë sindikatat dhe disa anëtarë të opozitës nuk kanë hequr dorë nga lufta, dhe duan të pengojnë zbatimin e ligjit më 1 shtator. Dronët po përdoren për herë të parë në Paris dhe qytete të tjera të mëdha, për të monitoruar protestat.

 

Protestat e fundit mbarëkombëtare kundër reformës së pensioneve u zhvilluan dy javë më parë, pasi Macron miratoi atë. Protesta të sindikatave të punonjësve janë lajmëruar të mbahen gjithashtu edhe në Greqi, Gjermani, Britani të Madhe dhe vende të tjera.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy