Pse ka kaq shumë rëndësi për talebanët Panjshir-i, lugina e “pamposhtur” një orë larg Kabulit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pse ka kaq shumë rëndësi për talebanët Panjshir-i, lugina e “pamposhtur” një orë larg Kabulit

Panjshiri

Panjshir është një luginë e largët me hyrje të ngushtë, që shtrihet pak më shumë se  48km nga kryeqyteti i Afganistanit, Kabuli. Talebanët tashmë pretendojnë se e kanë marrë në kontroll luginën, edhe pse luftëtarët aty e kundërshtojnë lajmin.

Por, pse është kaq e rëndësishme për talebanët kjo zonë?

Nuk është hera e parë që Lugina Panjshir ka qenë një pikë kyçe në historinë e trazuar të Afganistanit, duke qenë një bastion kundër forcave sovjetike në vitet 1980, dhe talebanëve në vitet ’90. Grupi që qëndron atje tani,  Fronti Kombëtar i Rezistencës së Afganistanit (NRF), kohët e fundit i kujtoi botës fuqinë e luginës.

Advertisement

“Ushtria e Kuqe, me fuqinë e saj, nuk ishte në gjendje të na mposhte … Dhe talebanët gjithashtu 25 vjet më parë … ata u përpoqën të merrnin luginën dhe ata dështuan, ata u përballën me një humbje dërrmuese,” Ali Nazary, shef i marrëdhënieve me jashtë, tha për BBC.

Në vitet paqësore, një numër i madh njerëzish u mblodhën në luginë të tërhequr nga pamjet mahnitëse dhe siguria që ajo ofronte. Lugina është shtëpi për një sërë njerëzish dhe grupi më i madh  janë Taxhikët etnikë. Banorët e luginës kanë zhvilluar një reputacion për trimërinë falë luftës kundër të huajve.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy