Pushimet kthehen në tragjedi/ Futet në det për të shpëtuar vajzat e tij, vdes babai

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pushimet kthehen në tragjedi/ Futet në det për të shpëtuar vajzat e tij, vdes babai

Një baba nga Britania e Madhe ka humbur jetën, teksa tentoi të shpëtonte dy vajzat e tij të vogla nga mbytja.

 

Ai kishte shkuar së bashku me familjen e tij për pushim në një nga plazhet e Portugalisë.

 

Advertisement

Dy të miturat, të moshës 12 dhe 9 vjeçe arritën të shpëtonin.

 

Nga ana tjetër, 45-vjeçari, i cili pësoi arrest kardiak, pavarësisht dhënies së ndihmës së shpejtë nga një infermiere që ndodhej në plazh, nuk mbijetoi.

 

Advertisement

Kolegët e konsulentit financiar e konsideronin viktimën një punonjës “të madh, bujar dhe të talentuar”.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy