Putin: Do vazhdojmë luftën/ Biden akuzon presidentin rus për krime lufte

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Presidenti Vladimir Putin ka deklaruar se ushtria ruse nuk do të tërhiqet nga Ukraina deri në përmbushjen e objektivave, ndërsa zeroi mundësitë për progres të negociatave mes palëve.

 

VLADIMIR PUTIN

PRESIDENT I RUSISE

Advertisement

 

“Bisedimet e paqes me Ukrainën kanë hyrë në një rrugë pa krye. Kievi i ka prishur bisedimet e paqes duke inskenuar pretendime të rreme për krime lufte ruse dhe duke kërkuar garanci sigurie për të mbuluar të gjithë Ukrainën. Ne do të vazhdojmë në mënyrë ritmike dhe të qetë operacionin, deri në plotësimin e synimeve tona fisnike.”

 

Ndërkohë, presidenti amerikan Xho Bajdën ka ashpërsuar edhe më shumë tonet ndaj Moskës, duke ngritur akuza për genocid.

Advertisement

 

 

JOE BIDEN

PRESIDENT, SHBA

Advertisement

“E quajta genocid pasi nuk ka qenë kurrë më e qartë se Putin thjesht po përpiqet ta fshijë idenë se dikush mund të quhet ukrainas, dhe provat po shtohen. Le t’i lëmë juristët të vendosin ndërkombëtarisht për këtë çështje, por mua më duket pikërisht kështu.”

 

Presidenti Biden e ka kritikuar vazhdimisht presidentin rus, duke e quajtur publikisht kriminel lufte.

 

Advertisement

Ndërkohë zyrtarët perëndimorë kanë shtuar paralajmërimet se Rusia mund të përdorë armë kimike ndërsa lufta tashmë është intensifikuar ndjeshëm në lindje të Ukrainës.

 

Qyteti strategjik port i Mariupol po përjeton sulmet më të rënda tokësore, detare dhe ajrore nga forcat ruse që luftojnë për ta marrë nën kontroll.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy